Autoritetet lokale të Prizrenit, të hënën, kanë njoftuar se së paku katër shtëpi në fshatin Nepregosht rrezikohen nga rrëshqitja e dheut. Sipas tyre, gjendja në këtë lokalitet është serioze dhe kërkon një intervenim emergjent për evitimin e rrezikut ekzistues, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Katër shtëpi rrezikohen ende nga rrëshqitja e dheut si pasojë e reshjeve të shiut në fundjavë, dhe aty duhet një intervenim emergjent”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, teksa ka njoftuar kuvendarët e KK-së së Prizrenit se duhet të niset drejt këtij fshati bashkë me ekipin e inxhinierëve.
Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se Haskuka ka dalë në terren bashkë me ekipin e ekspertëve. “Presim hartimin e projektit nga inxhinierët dhe Komuna bashkë me Qeverinë do të financojnë sanimin afatgjatë të kësaj situate”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër, edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka diskutuar për gjendjen e krijuar në fshatin Nepregosht, duke kërkuar që Ekzekutivi qendror të përfshihet në intervenim emergjent... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A
-
Rruga Prizren – Prevallë e pakalueshme
-
Në aksin rrugor Pejë – Kuqishtë-Bogë pati rrëshqitje masive të dheut mbrëmë
-
Rrëshqitje dheu në rrugën rajonale Prizren - Prevallë
-
VV kërkon dorëheqjen e Ahmetit pas rrëshqitjeve të dheut