Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër orë reduktime të ujit shkaku i testimit të pompave

Ujësjellësi Rajonal Prishtina, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë në kryeqytet.

“Njoftojmë konsumatorët e zonave Bregu i Diellit –“Banesat e Bardha” – rruga “Xheladin Hana”, objektet banesore afër “Përparimi” rruga “Isa Kastrati”, rruga “Ndue Përlleshi” me objektet banesore nga të dy krahët e rrugës se, për shkak të disa testimeve në sistemet e Pompimit Mirëdita, prej orës 10:00 – 14:00 të ditës se sotme, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë. Pas orës 14:00, do të normalizohet furnizimi me ujë për zonat e mësipërme”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo