Katër komuna në veri të Kosovës me shumicë serbe janë zgjuar mëngjesin e së hënës me mesazhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.
Billbordet dhe posterat në të gjithë Mitrovicën e Kosovës, Leposaviqin, Zubina Potok dhe Zveçanin tregojnë sloganin "Kjo është ZSO", me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë, raporton Kosovo-online.
Mesazhet janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut, dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave.
Marrëveshja për formimin e Asociacionit mes Kosovës e Serbisë është arritur në vitin 2013.
Artikuj të ngjashëm
-
Veriu del nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
-
Komunat në veri votojnë për t'u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
-
BE: Dorëzimi i pushtetit në veri pa probleme, hap drejt angazhimit konstruktiv
-
Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve
-
Kryetarët serbë marrin drejtimin e komunave në veri