Mosnxjerrja e akteve nënligjore nga Qeveria e Kosovës vazhdon të zvarrisë riklasifikimin e veteranëve të luftës, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të fillojë punën Komisioni për kategorizimin e veteranëve, institucioni që ai drejton ende nuk ka aprovuar rregulloren, e cila do t’i hapte rrugën punës së këtij komisioni.
Kategorizimi i veteranëve ka qenë kërkesë edhe e FMN-së, e cila kishte alarmuar disa herë Qeverinë se buxheti nuk mund t’i mbulojë kostot e kësaj skeme.(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
Kategorizimi i veteranëve do të nisë nga e para
-
Qeveria e Mustafës premton se do të respektojë marrëveshjen për kategorizimin e veteranëve
-
Veteranët i vendosin kushte Qeverisë
-
Demi: Veteranët duhet vetë të kërkojnë pastrimin e listave dhe kategorizimin
-
Kurti do pastrim listash para rritjes së pensioneve për veteranët