Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar me ambasadorin e shtetit të Katarit sheik Mubarak bin Fahad Al Tania, transmeton Koha.net.
Ata, me këtë rast, kanë konstatuar përvojën e mirë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Siç njofton gazeta Blic e Beogradit, ambasadori Al Tania, kryetarit të Serbisë Vuçiq ia ka dorëzuar një letër me të cilën emiri i shtetit të Katarit e ka ftuar Serbinë që t’i ofrojë mbështetje për kandidatin e këtij vendi, Hamad Al Kuvari, për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s.
Katari në vitin 2015 kishte votuar pro Kosovës për anëtarësim në UNESCO kur Kosova nuk ai arriti të anëtarësohej në organizatë të Kombeve të Bashkuar.
Mandati i drejtoreshës aktuale të UNESCO – s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë e Kulturë) Irina Bokova skadon sivjet. Në garë për këtë post janë nëntë kandidatë.
-
Vuçiq e vlerëson UNESCO-n për mbrojtjen e “trashëgimisë së rrezikuar serbe në Kosovë”
-
Osmani pret mbështetjen e Katarit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Daçiq: S’ka thuajse asnjë gjasë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO
-
Vuçiq: Kosova mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës, por jo edhe në INTERPOL e UNESCO
-
Vuçiqi bën kërkesë për vizitë në Kosovë, pritet të refuzohet