Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati thotë se votimi i buxhetit komunal të Kamenicës po kushtëzohet me favore për punësim

Koalicioni qeverisës në Kamenicë i përbërë nga PSD-ja dhe AAK-ja nuk i kanë votat e mjaftueshme në Kuvendin Komunal për miratimin e buxhetit për vitin 2021.

Pushteti komunal në seancën e fundit ka dështuar të miratojë buxhetin komunal për vitin e ardhshëm, ngase nuk ka gjetur përkrahjen e subjekteve të tjera politike.

LDK-ja dhe VV-ja insistojnë që projektbuxheti duhet të korrigjohet, ngase nuk është hartuar në përputhje me kërkesat dhe nevojat e banorëve.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati pretendon se buxheti po kushtëzohet nga subjektet e tjera politike, të cilat në këmbim të votës po kërkojnë favore në punësim.

Ai nuk ka dhënë emrat e subjekteve politike apo të këshilltarëve komunalë, të cilët kanë kërkuar favore të tilla.

Por këto pohime të Kastratit i kanë hedhur poshtë partitë që nuk po votojnë për kalimin e buxhetit.

Kryetari i degës së AKR-së, Fatmir Matoshi, nëpërmjet telefonit i ka deklaruar Kohës se qëndrimi i partisë është që të mos votohet buxheti dhe se njëra nga arsyet është edhe vazhdimi i reformës në arsim.

Edhe Miratimi i buxhetit komunal në Kamenicë shkakton përçarje te AKR-ja Arbëri Miratimi i buxhetit komunal në Kamenicë shkakton përçarje te AKR-ja

Ai nuk beson se këshilltarët e tij kanë kërkuar favore.

Ndërkaq edhe dy parti të tjera LDK dhe Vetëvendosje kanë mohuar që këshilltarët e tyre të kenë kërkuar ndonjë favor.