Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar të mërkurën se vendimi i Gjykatës Supreme, i ka dhënë të drejtë reformës në arsim që ai e ka nisur në këtë Komunë.
Në vendimin e publikuar nga Kastrati në Facebook, thuhet se Supremja e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor që është parashtruar nga Komuna e Kamenicës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit më datë 6 maj 2022.
Në arsyetimin e vendimit të lëshuar nga Supremja, thuhet se është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës së Prishtinës më 21 mars të këtij viti.
Për këtë vendim, Kastrati ka thënë se askush në Kosovë nuk është mbi ligjin dhe parimet e demokracisë.
“Shantazhi, kërcënimet e gjithë presioni i ushtruar mbi qytetarët e Kamenicës sfidoi një proces i cili ishte i domosdoshëm dhe i drejtë. E prapëseprapë, vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme e dëshmon që reforma në arsim duhet të vazhdojë. Ministrja e Arsimit mund ta ketë edhe mbështetjen e mbretit por askush në Kosovë nuk është mbi ligjin dhe parimet e demokracisë”, ka shkruar ai.
Edhe
Kastrati pasi fitoi rastin ndaj Ministrisë: Nagavci të japë dorëheqje
Kastrati më tej ka kërkuar nga kryetari aktual i Kamenicës që ta zbatojë vendimin, ndërsa ka paralajmëruar se në të kundërtën do ta ndjekë penalisht.
-
Kreu i Kamenicës e quan çështje të mbyllur reformën në arsim, kundërkandidatët premtojnë ta zhbëjnë atë
-
Qëndron Kastrati synon rikthimin në krye të Kamenicës
-
Kushtetuesja: Ministria e Arsimit s'mund t’i përcaktojë vetes kompetenca që s'i janë përcaktuar me ligj
-
Abdixhiku: Demokracia vdes kur shkelja e Kushtetutës bëhet standard