Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati fton partitë politike të mos bëjnë fushatë kundër reformës në arsim

Kreu i Kamenicës ka reaguar pas protestës së sotme të Këshillit të Prindërve dhe ka thënë se ndryshimet janë pjesë integrale e jetës, raporton Koha.net.

“Është obligim i institucionit, që duke parë ndërthurjen e problemeve dhe mangësive, krijon strategji dhe vepron në përputhje me të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë raport ne e kemi publikuar dhe kemi prezantuar në disa raste, gjithherë duke u penguar nga interesat politike. Ftoj partitë politike të mos bëjnë fushatë për interesa politike.

Nuk është aspak e ndershme e as e drejtë ta përkrahni reformën privatisht e publikisht të nxisni rezistencë”, ka shkruar Kastrati.

Sipas tij “nuk është aspak e ndershme që nga Zyrat e Partisë të angazhohesh në protestë civile si organizator kryesor”.

Ai ka thënë se partizimi i çështjes është i papranueshëm.

“Shkarkimi i Kryetares së Këshillit të Prindërve në Topanicë dhe zgjedhja e anëtarit të kryesisë së Partisë Lëvizja Vetëvendosje kryetar i këshillit të prindërve vetëm që të angazhohet për organizimin e kundërshtimit duke manipuluar me ndjenjat dhe frikën e prindërve është e papranueshme”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka thënë të jetë i hapur për çfarëdo propozimi që synim përmirësimin e gjendjes në arsim.

“Për këtë, ftoj të gjithë organizatorët që në vend që të pengojnë procesin mësimor, të bashkohen në përpjekjet tona për arsimim më të mirë. Qëndron Kastrati nuk është i përhershëm, por efektet e riorganizimit do të jenë”, ka thënë kreu i Kamenicës në një postim në rrjetin social “Facebook”.