Ish-deputeti dhe analisti, Afrim Kasolli, ka thënë se ajo çfarë ndodhi në Kuvend ishte e pritur.
Sipas tij, PDK-ja u ndodh në situatë të palakmueshme politike pasi sipas tij, nuk arriti të vepronte në koherencë me deklaratat e saj.
“Ishte ditë e diel dhe Kurti i zuri në befasi, siç duket nuk kanë qenë esëll. Kërkuan pauzë, por kjo reflektonte se kishin shkuar krejtësisht të papërgatitur. PDK-ja ra në kontradiktë me vetveten”, ka thënë ai. “Unë jam i bindur që ndoshta edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do të donte që Basha të zgjidhej si kryekuvendar, por e luajti lojën mirë”.
Kasolli ka shtuar se partia që mori goditje në seancën e fundit, ishte PDK-ja.
Sipas tij, Vetëvendosje konsideron se konstituimi i Kuvendit është detyrë e të gjithë deputetëve.
“Kërkesa për 10 minuta pauzë nuk del jashtë rregullave procedurale por një parti serioze duhet të shkojë e përgatitur. Dihet cilët janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Dje doli në sipërfaqe struktura kaotike e saj e punës sa i përket punës në Kuvend”, ka thënë ai.
Edhe
Çfarë ndodhi dje në Kuvend
Ka shtuar se nëse nuk konstituohet Kuvendi, kjo çështje do të shkojë sërish në Kushtetuese.
Sipas tij, duket se Lëvizja Vetëvendosje është e përgatitur për një skenar të tillë.
Kasolli ka thënë se problemi është politik dhe nuk është kushtetues.