Stafi i Kardiologjisë Invazive ka dërguar notë proteste në Zyrën e Kryeministrit, për siç thonë ata, marrjen e hapësirave të repartit të Kardiologjisë Invazive.
Sipas letrës, të cilën e kanë dërguar edhe në redaksinë e KOHËS, në këtë hapësirë përfshihen me 14 shtretër, hapësirat përcjellëse të administratës dhe stafit infermieror si dhe aparaturat përcjellëse.
Ata thonë se përkundër kërkesave për përmirësim të kushteve, ende nuk është marrë ndonjë veprim konkret.
Me kushtet e krijuara, sipas tyre, është duke u rritur lista e pritjes ë pacientëve të cilët kërkojnë shërbime në këtë repart.
Bashkëngjitur gjeni kërkesat e stafit të Kardiologjisë Invazive. Shkarko dokumentin
Artikuj të ngjashëm
-
Shefqeti: Vendimi për kardiologët invazivë u mor me tendencë të prishjes së rendit
-
Grevë në Kardiologji, kundërshtohet ndryshimi i Statutit
-
Drejtori i Kardiologjisë: Tendencat për njollosje me të pavërteta do të mbesin tentativë e mjerë
-
Kardiologët e QKUK-së me akuza për njëri-tjetrin
-
Kardiologët në protestë njëorëshe, kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë