Prishtinë, 21 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20 vjetorin e rënies.
Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi kryeministri Haradinaj.
Homazhet kanë nisur nga ora 10 dhe do të zgjasin deri në orën 12.
Gjatë ditës së sotme nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ora 12 e 30 do të mbahet akademi përkujtimore, ndërsa në orën 14 do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi.
-
Në rivarrimin e Krasniqit kërkohet zbardhja e vrasjes së tij, me nderime rivarroset edhe Jakupi
-
Nisin homazhet te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
-
Haradinaj nderon veprën madhështore të Mujë Krasniqit
-
Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 57- të tij
-
Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur