Prishtinë, 29 qershor - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti sot ambasadorin e Kanadasë për Kroacinë dhe Republikën e Kosovës, z. Daniel Maksymiuk.
Në këtë takim u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, ministri Gashi, i kërkoi ambasadorit Maksymiuk vazhdimin e mbështetjes gjatë proceseve integruese të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve në fushën e sigurisë.
Ambasadori kanadez, z. Daniel Maksymiuk konfirmoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
-
Kosova dhe Kanadaja synojnë thellimin e marrëdhënieve ekonomike
-
Thellohet partneriteti strategjik mes Kosovës dhe Kanadasë
-
Kanadaja do të vazhdojë të mbështesë FSK-në
-
Kanadaja e interesuar për mundësitë e investimeve në Kosovë
-
Haradinaj i kërkon ambasadorit kanadez vazhdimin e përkrahjes për Kosovën