Prishtinë, 15 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.
Me këtë rast, siç thuhet në njoftimin nga ky takim, kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Kanadasë në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.
Ai po ashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e përkrahjes së Kanadasë në këtë proces.
Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për iniciativa të tjera që ndërlidhen me fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.
Ambasadori Daniel Maksymiuk tha se Kanadaja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.
-
“Kanadaja përkrah aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE”
-
Kapitanoviq: Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën
-
Haradinaj: Kanada do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar
-
Kosova dhe Kanadaja synojnë thellimin e marrëdhënieve ekonomike
-
Kanadaja vazhdon mbështetjen për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë