Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, i cili është Ambasador jo-rezident edhe në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Në një komunikatë për medie, thuhet se synimet e përbashkëta institucionale për thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, rritja e mbështetjes kanadeze për anëtarësimin e vendit në struktura Euro-Atlantike dhe Organizata Ndërkombëtare si dhe investimet potenciale kanadeze në Kosovë, në veçanti në sektorin minerar ishin disa nga temat e diskutimit të këtij takimi.
“Përkrahja kanadeze për Kosovën ka qenë gjithmonë e pazëvendësueshme. Nga ndërhyrja e NATO-s, strehimi i refugjatëve kosovarë, kontributi në ruajtjen e paqes e deri tek shtet-ndërtimi dhe integrimi i vendit në strukturat ndërkombëtare. Tani është koha që t’i japim sinergji të reja bashkëpunimit dhe partneritetit në mes dy vendeve, në veçanti në fushën e investimeve ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë Pacolli.
-
Kanadaja e interesuar për mundësitë e investimeve në Kosovë
-
“Kanadaja përkrah aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE”
-
Kosova mirënjohëse ndaj Kanadasë për mbështetjen në luftë e paqe
-
Kanadaja vazhdon mbështetjen për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë
-
“Kanadaja është adresa e duhur për ne për partneritet në fushën e minierave”