Shkolla fillore “Ramiz Sadiku” e Pejës është cenuar dy herë gjatë 2 javëve të fundit . Në të janë vjedhur ditarët e shkollës dhe janë thyer dhe shkaktuar dëme brenda objektit.
Këto dy raste kanë ngritur edhe shqetësimin e prindërve dhe të udhëheqësve të shkollave për sigurinë e fëmijëve që ndjekin mësimet në këtë shkollë. Ata kanë kërkuar siguri më të madhe nëpër shkolla, shkruan sot “Koha Ditore”.
Frikën për sigurinë e fëmijëve të saj e ka edhe Makfirete Neziraj, e cila ka 3 fëmijë në këtë shkollë. Një në klasën e nëntë, një në klasën e pestë dhe një në parashkollor.
Shqetësime të njëjta kanë edhe prindër të tjerë.
Drejtori i kësaj shkolle fillore, Arif Ademaj, ka sqaruar se ndërsa herën e parë hajnat e kanë thyer derën e hyrjes, i kanë dëmtuar punimet e nxënësve nëpër mure të korridorit dhe e kanë thyer derën e sallës së arsimtarëve, por nuk kanë marrë diçka, në rastin e dytë, që ka ndodhur gjatë fundjavës, persona të panjohur kanë hyrë në shkollë përmes dritareve të banjës. Ata i kanë thyer xhamat dhe janë futur brenda dhe pastaj e kanë thyer derën e blinduar të zyrës së drejtorit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, ku i kanë vjedhur të gjithë 19 ditarët e kësaj shkolle.
Edhe
Vidhen ditarë në shkollën e Qyshkut
Zyrtarët e sigurisë e shohin të domosdoshme që të ngrihen masat e sigurisë nëpër shkolla... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.