Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kajtazi ministër i Bujqësisë, Toçi i Tregtisë e Industrisë

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 152-tën me radhë.

Në hyrje të mbledhjes, kryeministri Mustafa, njoftoi kabinetin qeveritar me ndryshimet e bëra në Qeveri, pas zgjedhjes së disa ministrave për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë këtu prezent disa prej plotësimeve që janë bërë dje, që praktikisht i kemi përmbyll dhe nuk e kemi lënë asnjë ministri pa mbulesë. Është zëvendësministri i Punëve të Jashtme i cili është autorizuar të kryej detyrën e ministrit, Emanuel Demaj. Është Kurtan Kajtazi prej Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili po ashtu sot e ka marrë autorizimin që të ushtrojë detyrën e ministrit dhe kemi Valentin Toçi, i cili tani është në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kështu që të gjithë sektorët i kemi të mbuluar me përgjegjës, përderisa të kemi punë, atëherë ë bëjmë këtë punë dhe e përmbyllim në mënyrë komplete”, tha kryeministri Mustafa.