Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria rikthen në punë dy sekretarë të afërt me LDK-në dhe një me Nismën

Qeveria e Kosovës i ka rikthyer në detyrë tre sekretarë të përgjithshëm. Dy përfitues të këtij vendimi janë njerëz të afërt me Lidhjen Demokratike që udhëheq me Qeverinë, e njëri me Nismën Socialdemokrate, e cila është pjesë e koalicionit.

Të tre janë të përfshirë në histori abuzimesh.

Me vendimin e parë, Burim Rreci është rikthyer sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Ky dikaster qeveritar drejtohet nga Vesel Krasniqi i Nismës.

“Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i caktuar me vendimin e qeverisë numër 1/26 të datës 29.01.2018, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.

Rreci ka një histori hyrje-daljesh në këtë funksion.

Edhe Shpërblehen sekretarët që ia punësuan renë Mustafës dhe dhëndrin Limajt Arbëri Shpërblehen sekretarët që ia punësuan renë Mustafës dhe dhëndrin Limajt

Në gusht të vitit 2018, Rreci ishte suspenduar nga detyra e sekretarit, nën arsyetimin për ndërhyrje në grante e tenderë.

Por, ky vendim i kishte kushtuar me shkarkim nga posti ministrit të atëhershëm, Bajram Hasani.

Menjëherë pas kësaj, Rreci ishte rikthyer në pozitë dhe kishte qëndruar aty deri në shkurtin e sivjetmë, kur Qeveria Kurti i largoi disa sekretarë ministrish.

Sa ishte sekretar, Rraci kishte punësuar në Ministri edhe dhëndrin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, në pozitën e konsulentit për çështje financiare.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka arsyetuar këtë kthim dhe dy të tjerët.

Edhe Qeveria i mban jashtëligjshëm në detyrë 14 sekretarë e drejtorë të përgjithshëm Arbëri Qeveria i mban jashtëligjshëm në detyrë 14 sekretarë e drejtorë të përgjithshëm

Dy vendimet pasuese i vënë në pozita sekretarësh njerëz të afërt me Lidhjen Demokratike të kryeministrit Hoti.

Izedin Bytyçi është caktuar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, të cilën e udhëheq Arban Abrashi.

Bytyçi ishte bërë pesë vjet më parë sekretar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në kohën kur ky dikaster drejtohej po nga Abrashi. Në atë mandat, Bytyçi ishte kritikuar se nga pozita e sekretarit, e kishte angazhuar në një projekt renë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Ky sekretar nuk e kishte deklaruar pasurinë në vitin 2011, derisa ishte udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Për këtë, ishte dënuar më 2012 nga Gjykata për shkelje të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë.

Edhe Nisma prezanton katër zëvendësministra të rinj Arbëri Nisma prezanton katër zëvendësministra të rinj

Sekretari i tretë është Lulëzim Ejupi, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në krye të së cilës është nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ejupi ishte bërë sekretar i së njëjtës ministri në vitin 2017, kur ajo drejtohej nga Skënder Hyseni, një tjetër eksponent i LDK-së. Atëkohë, KOHA pati raportuar se as Ligji për Shërbyesit civilë dhe as Rregullorja për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese nuk ishin respektuar nga Qeveria në këtë proces emërimi.