Betim Reçica, i cili deri më sot ka mbajtur pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, i ka thënë Kohës Ditore, se ende nuk e ka pranuar vendimin dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur në mbledhjen e qeverisë. Pasi ta pranojë vendimin, do të shqyrtojë dhe do t’i ndjekë rrugët ligjore.
Ai të mërkurën, me vendim të Qeverisë, ka kaluar në listën tepricë, listë e krijuar pas fuzionimit të ministrive.
Reçica më herët ka pasur përplasje me ministrin e ri të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku për shkak të tenderit për ndërtimin e autostradës së Gjilanit. Bazuar në opinionin ligjor të Zyrës së kryeministrit, Abdixhiku kishte kërkuar nga Reçica që të anulonte tenderin, vlera e të cilit është mbi 100 milionë euro. Megjithatë Reçica përmes shkresës zyrtare që i ka kthyer ministrit, ka thënë se nuk do ta anulojë. Ai në Interaktiv të KTV-së, ka pohuar se stafi civil në këtë ministri është i pakënaqur me punën e Abdixhikut.
Në pozitën e tij, të mërkurën, Qeveria ka caktuar Izedin Bytyqin, i cili më herët ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
-
Ministri Abdixhiku “ultimatum” sekretarit për anulim të tenderit multimilionësh, ai refuzon
-
Rishqyrtimi i tenderit të autostradës së Gjilanit irriton shefen e prokurimit
-
Reçica s’e pranon dorëheqjen e Bllacës, ajo u ankua pse Abdixhiku kërkoi zbatimin e ligjit për autostradën e Gjilanit
-
Rrëzohet “afera e madhe”
-
Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës lirohen nga akuza për keqpërdorim detyre