Pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit javën e ardhshme pritet të mbahet seanca për formimin e qeverisë së re, në krye të së cilët do të jetë Avdullah Hoti.
KOHA ka siguruar emrat e mundshëm të kabinetit të ri qeveritar, gjë e cila pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, për KOHË-n sot ka thënë se emrat e ministrave do të vendosen në mbledhjen e kryesisë.
Emrat e Qeverisë Hoti, pa Listën Serbe, pritet të jenë këta:
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
Edhe
Nis emërimi i zëvendësministrave
Hykmete Bajrami (Ministre aktuale e Arsimit) – Ministre e Financave
Vlora Dumoshi, mbetet në Ministrinë e Kulturës
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme.
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Armend Zemaj – Ministër i Bujqësisë
Besian Mustafa (aktualisht ministër i Bujqësisë) – Ministër i Integrimeve Evropiane
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes (në rast se kjo Ministri i shkon AAK-së atëherë LDK-ja e merr Ministrinë e Shëndetësisë me ministër Valbon Krasniqi).
AAK
Besnik Tahiri - Zëvendëskryeministër
Edhe
Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti
Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme
Selim Selimi - Ministër i Drejtësisë
Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ramë Lika – Ministër i Arsimit
NISMA vetëm ka propozuar emrat, por nuk është caktuar ende ndonjë ministri:
Durim Limaj
Skënder Reçica
Mevludin Krasniqi
Ndaj kësaj liste ka reaguar NISMA. Sipas kësaj partie, ende nuk janë propozuar emra dhe nuk janë caktuar kandidatët e saj për këto poste.
Edhe
Qeveria mban mbledhjen e parë
“Nisma është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pasi të publikohet vendim i plotë, Nisma do të vendos për përfaqësuesit e saj në qeveri”, shkruhet në reagimin e saj.