Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, se qëllimisht po e bllokon situatën në Kuvend.
Të dielën u votua për herë të pestë për propozimin e VV-së që Albulena Haxhiu të jetë kryeparlamentare. Deri tash non-stop ajo ka marrë vetëm 57 vota pro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Kadrijajt, përsëritja e rezultateve tregon se VV-ja “nuk ka qëllim të zhbllokojë Kuvendin”.
“Po të kishte lëvizje apo mund, ndoshta do të mund të siguronte të paktën një votë, por po shihet se rezultati po përsëritet dhe po mendoj se qëllimshëm po e bën. Duke e pa se Haxhiu s’i ka votat, po e përsërisin, edhe pse partitë kanë thënë se po të ketë propozime të tjera mund të votohen”, ka thënë ajo pas dështimit të së dielës.