Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadrijaj thotë se s’do të ndalet: Do të publikoj e-maile e vërtetime të falsifikuara të VV-së

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka vazhduar postimet në Facebook, tash kundrejt ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Të dy e kritikuan sot gjatë ditës Kadrijajn, e cila postoi emra të disa personave që MSH-ja i kishte liruar nga karantinimi në Qendrën Studentore, dhe se ajo i kishte publikuar si raste psikiatrike.

Lexo edhe: Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa ligjore ndaj Kadrijajt

“Në vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me diagnoza, vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra, e-maila, mesazhe personale që keni dërguar në Qendrën e Studentëve, Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës", shkruan ajo në Facebook.

Postimi i plotë i Kadrijajt:

Diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj!

Edhe Kadrijaj akuzon Vitinë për lirim të aktivistëve të VV-së nga karantina, Haxhiu e quan jonjerëzore publikimin e emrave Arbëri Kadrijaj akuzon Vitinë për lirim të aktivistëve të VV-së nga karantina, Haxhiu e quan jonjerëzore publikimin e emrave

Për Ministren e Shkarkuar të Drejtësisë dhe për Ministrin e Shkarkuar të Shëndetësisë

Në cilësinë e Mjekes që kam qenë edhe në kohë kur nuk është cenuar privatësia por edhe është luftuar për Liri!

Në cilësinë e Mjekes që vazhdoj të jem e di fare mirë se çfarë është Betimi i Hipokratit!

Në cilësinë e Mjekes flas edhe si Deputete!

Prandaj po ua jap një premtim- jo veç që kam botuar "Diagnozat" e sotme por në ditët n‘vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me "diagnoza":

vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra

e-maila

mesazhe personale që keni dërguar në:

Qendrën e Studentëve

Edhe Kadrijaj – Kurtit: Mërgimtarët po i quan analfabetë, por falë tyre je kryeministër Arbëri Kadrijaj – Kurtit: Mërgimtarët po i quan analfabetë, por falë tyre je kryeministër

Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës dhe krejt këto me një qëllim: sesi t'u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj!

S'e kam fjalën këtu as për vozitje fëmijësh me makina zyrtare as për dhënie tenderash ish-shefave.

Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara.

Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish!

Prandaj "Diagnozat" tuaja janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj!

(Për saktësi ndaj opinionit unë njoh personalisht qytetarë të asaj liste dhe i kam vendas)

Prokuroria duhet urgjentisht t'i kryen detyrat e veta.

Me qindra njerëz të riatdhesuar e meritojnë barabartesinë poaq sa edhe mija tjerët që po presin kthim në atdhe!

Edhe Kadrijaj: VV-ja qëllimshëm po propozon figura që nuk votohen Arbëri Kadrijaj: VV-ja qëllimshëm po propozon figura që nuk votohen

Për këtë jam betuar si Mjeke!

Për këtë jam betuar si deputete!