Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadrijaj: Të iniciohet hetim i pavarur ndaj Kurtit

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të iniciojnë hetim të pavarur ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas saj, u shërben agjendave armiqësore.

Kadrijaj ka thënë se me kohë AAK-ja ka ngritur këto dyshime për Kurtin.

"Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti u shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – SHBA-në, që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave”, ka shkruar Kadrijaj. “A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t'i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rusë? Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës. Hetim, përgjegjësi, drejtësi”.