Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar hetim të pavarur ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas saj, u shërben agjendave armiqësore.
Ajo ka thënë se AAK-ja me kohë ka ngritur dyshime për Kurtin, ndërsa hetimi duhet të iniciohet nga aleatët e Kosovës.
"Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë - ShBA-në, që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave! A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t'i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus? Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës”, ka shkruar ajo.
-
Kadrijaj: Të iniciohet hetim i pavarur ndaj Kurtit
-
Kadrijaj: Kurti paradite është deputet, e pasdite kryeministër
-
Haradinaj për Kurtin: Ka financime të dyshimta, transaksione prej Serbisë
-
Haradinaj akuzon Kurtin për tradhti ndaj besimit të qytetarëve
-
AAK: Nuk e votojmë shpërndarjen e Kuvendit, pos shkarkimin e kryeministrit