Nga iniciativa për të shfuqizuar Ligjin për Specialen, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tani është kthyer në mbrojtje të Gjykatës.
Në një shkrim autorial, Veseli ka thënë se Gjykata Speciale do të ndodh dhe se ky është veprim i pashmangshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNatën e 22 dhjetorit, kur deputetë të koalicionit qeverisës nisën iniciativën për të shfuqizuar ligjin, kryetari i PDK-së e ka quajtur ‘natë dramatike’, raporton KTV.
Partitë opozitare, Veseli ka thënë se aktruan e shfaqen mllef e revanshizëm të tipit ballkanik.
“Nevoja e ndriçimit të krimeve kundër veprimtarëve te LDK-së, si dhe krimeve tjera të kryera në Kosovë, ende të pazbuluara, është domosdoshmëri dhe interes nacional. Nuk është vetëm i LDK-së, por i gjithë Kosovës! E kam thënë në Kuvend dhe po e përsëris: PDK-ja do t’i jap përkrahje çdo veprimi, iniciative apo kërkese për t’i shkuar deri në fund këtij qëllimi, por trajtimi i tyre si kapital partiak për të marrë e mbajtur pushtet, do të mbetet një nga segmentet më të rënda të imoralitetit politik në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar Veseli.
Ai ka kritikuar edhe reagimin e ambasadorëve natën e 22 dhjetorit, duke thënë se ‘Kosova nuk mund të trajtohet si shtet pa shtet’.