Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sfida e pashmangshme e Gjykatës Speciale

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, thonë se Gjykata Speciale është një sfidë e pashmangshme, por e kalueshme. Ndonëse e kanë cilësuar si të padrejtë këtë gjykatë, liderët institucionalë, nuk e kanë thënë qartë nëse do t’i inkurajojnë apo dekurajojnë deputetët që të procedojnë tutje me shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara (Gjykatën Speciale).

Përfaqësuesit ndërkombëtarë, i kanë shtuar trysnitë politike mbi lidershipin e Kosovës që të tërhiqet nisma për shfuqizimin e Speciales.

Ndërkohë, lidhur me këto zhvillime në Kuvendin e Kosovës, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes tha nuk ka kurrfarë komenti.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre në përputhje me Ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe amendamentin kushtetues”, tha për Radion Evropa e Lirë, Benes.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare aty ku synohet të vendoset barazimi në mes të një agresori dhe viktimës.

Edhe LDK-ja e quan selektive e të pjesshme Rezolutën për Specialen Arbëri 5 muaj më parë LDK-ja e quan selektive e të pjesshme Rezolutën për Specialen

Ai tha po ashtu se nuk mund të ketë as drejtësi aty ku tentohet të vendoset barazimi në mes një ushtrisë së Serbisë, e cila ka bërë gjenocide, dhe një lëvizjeje çlirimtare, siç ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Çdo përpjekje që përmes gjykatave të deformohet karakteri i saj, (luftës çlirimtare) paraqet një sfidë të madhe për të gjithë ne. Tani para nesh kemi një sfidë të pashmangshme, por të tejkalueshme. Sfida e Gjykatës Speciale është një betejë që Kosova duhet ta fitojë, sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë”, është shprehur Veseli në akademinë përkujtimoreme rastin e 19 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Veseli, tha se funksionimi i Gjykatës Speciale, është një betejë që duhet ta bashkojë popullin dhe jo ta ndajë atë.

Siç tha ai, entuziastët e kësaj gjykate, duhet ta kuptojnë se nuk është në pyetje fati individual i pjesëtarëve të UÇK-së, por është në pyetje, “integriteti moral i luftës e bashkë më të edhe themeli mbi të cilin qëndron liria dhe shteti i Kosovës”.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me ketë çështje ka theksuar se rruga e kosovarëve për ndërtimin e shtetit nuk ishte dhe nuk është aspak e lehtë.

“Nëse besojmë në të drejtën tonë, ja dalim dhe do t’i mbetemi çdoherë besnikë të drejtës sonë”, tha Haradinaj.

Çështja e Gjykatës Speciale është aktualizuar pas nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, për shfuqizimin e Ligjit për këtë gjykatë.

Ende nuk dihet nëse Kryesia e Kuvendit të Kosovë, të mërkurën, do ta vë apo jo në rend të ditës së seancës së ardhshme plenare këtë nismë të deputetëve.

Zyrtarët nga Kuvendi i Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë, se ende nuk ka një qëndrim të qartë për atë se si do të veprohet tutje.

Edhe Pa LDK-në, Kuvendi e miraton rezolutën për Specialen Arbëri 5 muaj më parë Pa LDK-në, Kuvendi e miraton rezolutën për Specialen

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se nga ajo që dihet është se deputetët e PDK-së, nuk i kanë tërhequr nënshkrimet e tyre nga kërkesa që është bërë.

“Unë i llogaris vetëm ata që i tërheqin nënshkrimet me deklaratë në administratën e Kuvendit ku janë të dorëzuar nënshkrimet. Tjetër rrugë nuk ka”, tha Haliti.

Për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, tha Halit, nënshkrimet i kanë dhënë disa deputetë dhe sipas t'i nuk mund të konsiderohen qëndrime të partive politike.

“Tani besoj se partia [PDK] do të ketë një qëndrim. Nesër kemi mbledhje,nëse diskutohet, atëherë nesër do ta merrni vesh”, tha Haliti.

Shtetet e Kuintit i kanë paralajmëruar drejtuesit institucionalë të Kosovës se vendi mund të përballet me pasoja në rast të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Nga ana tjetër, shoqatat e dala nga lufta në Kosovës, mendojnë se Gjykata Speciale dhe drejtësia ndërkombëtare është e padrejtë në raport me Kosovën.

Xhavit Jashari, përfaqësues i këtyre organizatave tha se Gjykata Speciale, duhet të formohet vetëm për atë që kanë bërë krime dhe masakra, dhe jo për UÇK-në.

“Nuk ka forcë që mund ta argumentojë dhe nuk ka forcë që mund të barazojë luftën e UÇK-së me gjithë ato që ka bërë ushtria, policia dhe shteti serb në Kosovë”, tha Jashari.

Edhe Osmani për Gjykatën Speciale: Shqetësuese të pranojë prova të cilat i prodhon Serbia Arbëri 11 muaj më parë Osmani për Gjykatën Speciale: Shqetësuese të pranojë prova të cilat i prodhon Serbia

Raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë mund të përkeqësohen ndjeshëm, në rast se institucionet vendosin të shfuqizojnë Ligjin për Gjykatës Speciale, përkatësisht Dhomat e Specializuara, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000./REL