Ish-komandanti i UÇK-së, tash kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve të tij që të përgatitën, sepse Gjykata Speciale do të ndodhë.
Kreu i Kuvendit ka thënë se pavarësisht që kjo gjykatë është një padrejtësi, të gjithë duhet të jenë të përgatitur që të përballen me të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë ekskluzive për KTV-në, Veseli ka siguruar se si kryetar i Kuvendit dhe si lider i PDK-së, nuk do të lejojë befasi dhe veprime të njëanshme që e cenojnë partneritetin me SHBA-në dhe BE-në.
Ai ka kërkuar nga të gjitha forcat politike që të bëhen bashkë dhe të jenë më të fortë për ta përballuar këtë proces.
I pari i legjislativit ka treguar se kjo pikë do të vazhdojë të mbetet në rend ditë të Kryesisë, derisa të ketë një vendim për të, ndërsa u ka bërë thirrje anëtarëve të Kryesisë t’i përgjigjen ftesës për mbledhje.
Si shef i PDK-së nuk ka treguar se si do të veprojnë deputetët e tij që e kanë nënshkruar iniciativën për zhbërjen e speciales, por ka thënë se vendimi i tyre do të jetë në interes të Kosovës.
Një ditë më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, u ka dërguar mesazh të qartë të gjithë politikanëve që e mbështesin shfuqizimin e speciales.
Ai tha se deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra.