Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadri Bytyqi zgjidhet kryetar i ri i Odës së Farmacistëve të Kosovës

Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK) të shtunën ka mbajtur punimet në seancë konstituive, në të cilën u zgjedh kryetari i ri Kadri Bytyqi dhe dy nënkryetarët, Jehona Hakaj dhe Astrit Haxhijaha.

Bytyqi në fjalimin e tij inaugurues u zotua për punë të përbashkët për avancimin e sektorit farmaceutik në sistemin shëndetësor.

Me këtë rast në prezantimin e programit u paraqiten edhe objektivat programore si inicimi dhe aprovimi i Ligjit për Farmacinë, rritjen e numrit të farmacistëve të punësuar në sistemin publik shëndetësor, rritja e numrit të specialistëve në fushën e farmacisë dhe përmirësimi i funksionimit të OFK-së.

Kadri Bytyqi është i lindur në Mushtisht të Suharekës. Në vitin 2009 - 2011 ka qenë kryetar i Shoqatës Farmaceutike.

Nga viti 2011-2013, ka qenë anëtar i shoqatës, gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në grupet punuese për themelimin e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë. /KP