Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit nuk kanë asnjë ndërlidhje me zvarritjen e heqjes së masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Klisman Kadiu për “KosovaPress” ka thënë se hapja e Urës së Ibrit është e paraparë në marrëveshjet e Brukselit dhe se do ishte absurde mbajtja e masave apo vendosja e tyre ndaj Kosovës, për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hapja e urës nuk ka ndërlidhje me masat. Ajo është e paraparë në marrëveshjet e Brukselit. Në një rast të tillë të aluduar, do ishte absurde mbajtja e masave apo vendosja e tyre ndaj Kosovës, për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut në Bruksel”, deklaron Kadiu.
Janë bërë mbi një muaj që kur përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ia dorëzoi Këshillit Evropian raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës. Por, ende nuk ka një vendim të vendeve anëtare për këtë çështje.
Në një përgjigje me shkrim për “KosovaPress” një zëdhënës i BE-së ka thënë se diskutimet në Këshill po vazhdojnë.
Masat ndaj Kosovë u vunë pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës në kohën kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë në katër komunat në veri u dërguan me mbështetjen e policisë së Kosovës në zyrat e tyre në maj të vitit të kaluar.