Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK

Kryetari i AAK-së dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se Donika Kadaj-Bujupi është rikthyer në AAK.

Kadaj-Bujupi ishte larguar nga AAK-ja për t’u bashkuar me Vetëvendosjen, dhe sot është rikthyer edhe zyrtarisht te partia e udhëhequr nga Haradinaj, transmeton Koha.net.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm