Deputetja Donika Kadaj Bujupi është kthyer në partinë e saj të parë, AAK, dy vjet pasi e la atë në mënyrë të befasishme. Lajmin e ka bërë publik kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, nga zyrat e qeverisë, raporton KTV.
Ramush Haradinaj ka thënë ta ketë dëgjuar për herë ta parë në KTV lajmin se një nga figurat kryesore të partisë së tij, AAK, u largua papritur.
Por, gati dy vjet më vonë, në zyrën e tij si kryeministër, ai ishte i pari që e dha lajmin që Donika Kadaj Bujupi e la Vetëvendosjen e ndarë, për t’u kthyer te partia e parë.
Haradinaj postoi të mërkurën pasdite një fotografi me deputeten, duke ia uruar kthimin në AAK.
Siç ishte në AAK, ashtu edhe në Vetëvendosje, Kadaj Bujupi u bë shumë shpejt një prej figurave kryesore në Kuvend.
Edhe
Haradinaj arsyeton rikthimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK
Vetëm dy muaj më parë, ajo e kërkoi dorëheqjen e tash kryetarit të saj nga posti i kryeministrit, për shkak të problemeve me vizat.
“Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-në në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtetformuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ideve të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada”, kishte shkruar deputetja.
Koalicionin me PDK-në ajo e kishte quajtur bashkim të AAK-së dhe Haradinajt me Klanin Pronto.
Vetëm në nëntor të kaluar ajo bërtiste në Facebook – Vetëvendosje, Vetëvendosje.
Në Kuvend, pak kohë më parë, deputeti Daut Haradinaj bëri referencë për nënën e saj gjatë një debati, teksa sot i uroi mirëseardhje.
Ajo kishte thënë në shumë raste se kapitulli i saj me AAK-në ishte i mbyllur, pavarësisht faktit se për Haradinajn ishte parë edhe duke qarë disa herë.
Kadaj – Bujupi është në proces gjyqësor për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend, në kundërshtim të demarkacionit dhe asociacionit.
Edhe
Kadaj-Bujupi rikthehet në AAK
Kthimi i saj në AAK mund të nënkuptojë një votë shtesë, të shumë-kërkuar për kalimin e demarkacionit.