Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për situatën e krijuar pas ngritjes së akuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kabineti i presidentit të Serbisë, Vuçiq, ka dhënë një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, për këtë temë.
“Në konsultim me presidentin Vuçiq, Grenell, pas anulimit nga ana e shqiptarëve, ka vendosur të shtyjë takimin”, kanë thënë nga kabineti i presidentit serb.
Më herët gjatë ditës Grenell ka shkruar se takimi i paraparë për 27 qershor në Uashington, do të ricaktohet.
Të mërkurën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin në Uashington, ndërsa këtë të enjten e bëri edhe kryeministri Avdullah Hoti.
-
Grenell: Nuk ka bisedime pa befasi
-
Liderë të Kosovës e Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator
-
“Trumpi e autorizoi Grenellin t’i japë edhe një mundësi dialogut, përndryshe caktohet në detyra tjera”
-
Kërkohet që dialogu të vihet në pauzë
-
Shoqëria civile vlerëson se akuza ndaj Thaçit dobëson pozicionin e Kosovës në dialog