Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ka përfunduar takimi Mogherini, Thaçi, Vuçiq

Bruksel, 31 gusht – Në Bruksel, pas një orë e gjysmë, ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net raportimet nga atje.

Thaçi e Vuçiq janë takuar sot në mëngjes në ndërtesën e shërbimit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian në Bruksel, në kuadër të një kafjalli punues joformal, n nikoqire e të cilit ishte shefja e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini.

ë Komisionin Europian ishte paralajmëruar që më parë si qëllim i këtij takimi shkëmbimi i mendimeve për vazhdimin e dialogut rreth normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, me fokus në përgatitjen e fillimit të fazës së re të dialogut, për çka ishin marrë vesh dy presidentët gjatë takimit në korrik të këtij viti, transmeton Koha.net.

Në Bruksel theksojnë “faza e re” e dialogut është në përgatitje e sipër, ndërsa “të dy palët e kanë për detyrë të përcaktojnë me marrëveshje përmbajtjen dhe formatin” e fazës së re.

Ishte paraparë që në takimin e sotshëm të shqyrtohet edhe vënia në jetë e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit.

Nuk raportohen hollësi të tjera mbi përmbajtjen e bisedimeve Thaçi-Vuçiq në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm