Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ka nisur puna për themelimin e “Policisë së gjelbër”

“Nuk mund të kërkohet liberalizimi i vizave nëse vazhdojmë ta ndotim mjedisin”, ka thënë Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili u organizua në Komunën e Gjakovës.

Ai ka thënë se të gjithë qytetarët që ndotin mjedisin do të ndëshkohen, raporton KTV.

Haradinaj ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar punët për themelimin e Policisë së Gjelbër.

Koordinatori i organizatës “Let’s do it Kosova”, ka thënë se, deri tash, janë larguar 322 deponi ilegale në tërë vendin, ndërsa aksionet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë.

Komuna e Gjakovës u përmend nga Kryeministri si shembull për mbrojtjen e mjedisit.

Ardian Gjini, kryetar i kësaj komune, shpreson që këto aksione do ta ngrisin edhe më shumë ndërgjegjësimin e banorëve për mjedisin.

Edhe Haradinaj thotë se s’mund të ketë liberalizim vizash përderisa hedhim bërllok gjithandej Arbëri Haradinaj thotë se s’mund të ketë liberalizim vizash përderisa hedhim bërllok gjithandej

Gjatë aksionit, vullnetarët e organizatës “Let’s do it Kosova”, e kanë pastruar një ndër deponitë më të mëdha në Gjakovë.

Që nga fillimi i fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, mbi 150 mijë vullnetarë kanë bërë të mundur largimin e disa deponive më të mëdha në Kosovë.