Ka ndërruar jetë luftëtari i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Qarri, i njohur si Komandant Guri. Ai ishte pjesëmarrës dhe drejtues i shumë betejave për lirinë e Kosovës.
Me këtë rast familjen Qarri e kanë ngushëlluar, përveç strukturave të dala nga UÇK-ja, edhe kryeministri Ramush Haradinaj e zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri – komandant “Guri”. Familjes Qarri, të gjithë bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij, ngushëllime të sinqerta. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shkroi në ngushëllimin e tij përmes Facebook kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj në ngushëllimin e tij përmes Facebook ka thënë se Komandant Guri ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë, Jetullah Qarrit (komandant Gurit).
Edhe
Haradinaj merr pjesë në varrimin e komandant Gurit
Jetullah Qarri ishte një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ishte një luftëtar i paepur për liri. Pjesëmarrës dhe drejtues i shumë betejave për lirinë e Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Qarri.
Prehu në paqe komandant Guri!
Edhe
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e kapiten Sejdi Krasniqit
Lavdi veprës tënde!”, ka shkruar Limaj.
Ish-luftëtari i shquar i UÇK-së, Jetullah Qarri, Komandant Guri, do të varroset sot, në orën 16, në Varrezat e Dëshmorëve në Grykë të Greqevcit.