Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ka filluar ndërtimi i rrugës transitit në Malishevë

Malishevë, 16 mars - Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugës brenda qytetit, përkatësisht nga lagja Hoti deri në lagjen e Gurit. Kjo rrugë, do të shërbejë edhe si një transit i vogël, pasi e lidh qytetin nga veriu në jug, përkatësisht dy lagjet e skajshme të qytetit.

Nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, zyrtarët e Komunës shpresojnë që ngasësit e automjeteve gjatë verës do të kenë një mundësi më shumë për t’i ikur tollovisë në qytet.

Ndërtimi i kësaj rruge ka një kosto prej 140 mijë eurove, ku është e paraparë edhe ndërtimi i urës mbi lumin Mirusha, ndërsa një pjesë e saj është e asfaltuar, përkatësisht në lagjen e Hotëve, në lagjen Mirëdita dhe pjesa nga hyrja në jug të qytetit, dhe tani do te hapet dhe rregullohet pjesa tjetër e saj.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm