Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filloi rregullimi i rrugës në Bardh të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale në Komunën e Malishevës, për vitin 2019 dhe në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet, edhe në fshatin Bardh ka filluar hapja dhe rregullimi edhe i rreth dy kilometrave rrugë, ku përfshihen rruga për në shkollën dhe rrugët në disa lagje të fshatit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Fillimin e punimeve në rrugët e fshatit Bardh, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e fshatit dhe i ka uruar për rregullimin e rrugëve.

“Ne jemi duke i realizuar të gjitha planifikimet për këtë vit dhe në kuadër të këtyre planifikimeve janë rreth dy kilometra rrugë në fshatin e juaj, por mbi të gjitha është duke u rregulluar edhe rruga e shkollës, e cila pritet të hapet nga java e ardhshme”, tha Berisha. “Gradualisht, përmes projekteve konkrete, jemi duke u munduar që të lehtësojmë jetesën për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, në të gjitha vendbanimet, e sidomos në fshatrat e thella”.

Edhe banorët janë shprehur të kënaqur me fillimin e punimeve në rrugët e tyre, pasi lëvizja me automjete është mjaft e vështirësuar, sidomos kur fillojnë shirat dhe bora, për shkak të konfiguracionit të terrenit në fshatin e tyre.

Artikuj të ngjashëm