Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka dënuar prishjen e varrezave të komuniteteve jo-shumicë në Rahovec.
"Prishja e vazhdueshme e gurëve të varreve të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë është një krim pa ndëshkim”, ka thënë ai.
Jevtic thotë se në territorin e komunës së Rahovecit ka pasur ndëshkime të hershme të gurëve të varreve, pllaka përkujtimore për anëtarët e Luftës së Dytë Botërore Nacionalçlirimtare, prishja e pllakës për gazetarët e rrëmbyer serbë në shtatë raste.
"E gjithë kjo tregon për faktin se policia dhe autoritetet gjyqësore duhet të bëjnë punët e tyre në mënyrë më efektive. I bëj thirrje elitës intelektuale, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në Kosovë që ta ngritin zërin e tyre kundër këtij lloji të vandalizmit ndaj popullatës jo shumicë në Rahovec“, tha Jevtiq, bëhet e ditur përmes një deklarate për media.
Ministria për Komunitete dhe Kthim do të mbështesë familjet që përjetojnë këtë lloj vuajtjeje sepse sinqerisht ndjejmë me ta, tha ministri në një deklaratë.
-
Jevtiq: Kemi siguruar kushte për kthim të familjeve të komuniteteve joshumicë
-
Policia reagon ndaj ministrit Jevtiq
-
Dëmtohen varrezat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Rahovec, komuna e dënon këtë akt të ulët
-
Eshtrat e tetë të zhdukurve mund të jenë në vendin ku u gërmua më herët nga UNMIK-u
- Mbi guralecët dhe ortekët