Kryetari i Komunës së Shtërpcës, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se gjatë vizitës së tij në Washington ka marrë garanci nga zyrtarët amerikanë se Asociacioni do të formohet, si dhe se ka dëgjuar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se administrata amerikane nuk është e interesuar për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me Asociacionin.
Në një intervistë për Kosova Online, Jevtiqi ka thënë se i ka njoftuar bashkëbiseduesit e tij në Washington për pozitën e popullit serb në Kosovë.
Ai ka theksuar se qasja e Amerikës ndaj Serbisë ka ndryshuar dukshëm, gjë që sipas tij është falë ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Në takimin me Escobarin, biseduam për formimin e Asociacionit, e cila për ne serbët nuk është çështje politike, por e jetës dhe pse sot nuk jemi në gjendje t'i zgjidhim problemet sepse nuk i kemi mekanizmat që do na mundësojnë ta bëjmë këtë. Ne nuk jemi të interesuar për ato kushte. Ne jemi të interesuar se çfarë shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit. Atij i duhen ato kushte për përdorim të përditshëm politik. Atë që po përpiqet të bëjë duke deklaruar kushtet, dëshiron ta justifikojë veten ose ndoshta të shmangë të bëjë atë që i kërkuan përfaqësuesit e “pesës”. Kushtet e tij jo vetëm që nuk na interesojnë, por kam dëgjuar edhe nga Escobari se nuk është me interes as për administratën amerikane”, ka thënë Jevtiq.
-
BE-ja s’i komenton kushtet e Kurtit, SHBA-ja thotë se Asociacioni duhet të bëhet
-
Kurti s’flet për kërkesat e O’Brienit, opozitë e analistë vlerësojnë se ato s’do të merren parasysh
-
SHBA-ja kërkon përkushtim në dialog
-
Cilësohet jodiplomatik deklarimi i Escobarit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
-
Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin