Ka filluar seanca gjyqësore në rastin ku Dushko Arsiq po gjykohet për krime lufte.
Prokurori Atdhe Dema është duke e dhënë fjalën përfundimtare para trupit gjykues. Ai ka thënë se gjatë këtij gjykimi është provuar që Arsiq ka kryer krimet me të cilat e rëndon aktakuza.
"Ka vepruar ne kundërshtim me të gjitha normat, rregullat, traditat, fqinjësinë e këtij vendi. Është sjellë më mënyrë çnjerëzore me qëllim të realizimit të qëllimit të tij", ka deklaruar prokurori Dema.
Arsiq ngarkohet se ka marrë pjesë në vrasjen e B.SH. më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës si dhe ka maltretuar fizikisht e psiqikisht A.K.
Sipas aktakuzës, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kanë goditur, e kanë urdhëruar të dëmtuarin A.K., i cili atë kohë ishte 15-vjeçar, që trupin e viktimës B.Sh., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht.
E, avokati i Arsiqit, Nebojsha Vllajiq, ka thënë se i dëmtuari A.K. nuk është me të vërtetë viktimë, por se po dëshmon me qëllim për t’i blerë tokat e Arsiqit.