Janë bërë më shumë se një javë qëkur Qeveria ia procedoi Kuvendit Marrëveshjen e demarkacionit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo çështje nuk ka qenë në rend dite as në takimin e radhës së Kryesisë së Kuvendit me nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare. Edhe pse shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se janë në pritje të materialeve, administrata ua ka përcjellë ato qysh të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk i kemi pranuar ende materialet në Kuvend, jemi në pritje. Kur të vijnë atëherë Kryesia në konsultime me kryetarët e grupeve parlamentare e caktojnë seancën”, ka thënë Krasniqi.
Në Qeverinë e Kosovës kanë deklaruar se ditën kur Qeveria e miratoi versionin zyrtar të Marrëveshjes, i shndërruar në projektligj për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe raporti i Komisionit shtetëror, i janë proceduar Kuvendit.
“Të dyja dokumentet ia kemi përcjellë të plota Kuvendit atë ditë që e ka miratuar Qeveria”, ka thënë sekretari i Qeverisë, Fitim Krasniqi.
Edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka konfirmuar se marrëveshja gjendet në Kuvend, madje edhe në kutitë e deputetëve.
“Materiali është lëshuar në kutitë e deputetëve nga data 8 dhjetor 2017”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se, sipas Rregullores së Kuvendit, çështja ndodhet në Komisionin për Politikë të Jashtme. Kryetare e këtij komisioni është Vjosa Osmani (LDK). Ajo ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të vendosin për ditën e mbledhjes së komisionit.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.