Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java e parë e pranverës sjell ngritje temperaturash

Java e parë e pranverës do të fillojë me kushte të njëjta meteorologjike dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, mirëpo nga dita e enjte do të ketë rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që në të cilën po hyjmë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje shiu nuk parashihet të ketë të paktën deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve.

Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës, parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në viseve të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa.

Kushtet biometeorologjike raportohet se do të jenë relativisht të mira.

Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.