Java e parë e janarit do të jetë me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me javën e fundit të vitit që shkoi.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius.
Sipas njoftimit, në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit, presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.
Parashikimet e fundit japin sinjale se reshje do të ketë diku me datë 10-11 janar.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.