Java e parë e verës do të karakterizohet me kushte të qëndrueshme meteorologjike, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të hënën.
Temperaturat minimale, nga e hëna deri të premten, do të lëvizin ndërmjet 10 e 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 e 35 gradë celsius.
“Si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e martë ku vranësirat do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Java nis me 36 gradë Celsius
-
Moti gjatë javës së ardhshme me diell, temperaturat deri 38 gradë celsius
-
Java e ardhshme me temperatura të larta, e premtja dita më e ngrohtë
-
Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht me diell, parashihen temperatura deri 30 gradë Celsius
-
Javë e nxehtë, IHMK-ja del me rekomandime