Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell e me ndonjë vranësirë kalimtare.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha atmosferike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Stabiliteti atmosferik do të shoqërohet edhe me erëra të lehta, të cilat do të ndikojnë që moti të jetë më i përballueshëm gjatë periudhave më të nxehta të ditës. Sipas parashikimeve, nuk priten ndryshime të mëdha atmosferike, çka nënkupton se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, tipik veror dhe i përshtatshëm për planifikimin e aktiviteteve të ndryshme”, ka njoftuar IHMK.
Moti të hënën parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 9-12 gradë celsius, e maksimalet mes 24-27 gradë.
Të martën do të mbajë mot i ngjashëm ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 29 gradë.
Të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 9-12 gradë celsius, e maksimalet mes 26-32 gradë.
Moti të enjten dhe të premten parashihet të jetë kryesisht me diell. Të premten temperatura maksimale parashihet të arrijë në 36 gradë celsius.