Xhavit Jashari, pjesëtar i familjes Jashari, njëherësh edhe udhëheqës i shoqatës së familjarëve të dëshmorëve, ka thënë se 6 marsi do të duhej të ishte ditë pushimi në të gjitha shkollat e vendit.
I ftuar të hënën në emisionin “Sot” në KTV, Jashari ka njoftuar se shkollat në fshatin Prekaz nderojnë këtë datë dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos punuar në këtë ditë.
“Mendoj se meqenëse është 6 marsi dhe në kuadër të Epopesë së UÇK-së ku kujtohen dhe nderohen të gjithë dëshmorëve, ne si organizatë dhe mendoj se si institucione përgjithësisht që sot do të duhej të bënin homazhe dhe shkollat të mos punojnë, jo vetëm në Prekaz por edhe në nivel shtetëror”, ka thënë ai.
Sipas Jasharit, historianët në Kosovë nuk e kanë kryer si duhet punën e tyre sa i përket paraqitjes së realitetit lidhur me atë se çfarë ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars.
“Pas luftës së UÇK-së, nuk i kanë kryer detyrat e veta qoftë historianët, qoftë intelektualët e ndryshëm studiues sepse ende nuk thuhet realiteti i gjithë ngjarjes që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars sepse këtu kemi të bëjmë me rezistencën e një lagje të tërë. Duhet të shkruajnë të vërtetën e ngjarjeve, jo vetëm për luftën e UÇK-së por për të gjitha rastet, të gjitha veprimtaritë atdhetare, që mendojë se pa këto sakrifica e pa këto lufta para luftës së UÇK-së, dyshoj se do të ndodhte edhe lufta e UÇK-së. Ende na mungon kultura e përmasës kombëtare. Ende nuk e kemi të shkruar një histori reale jo vetëm për luftën e UÇK-së për kohën dhe periudhën kur ka ndodhur, por unë do t’i ftoja edhe institucionet të merren më shumë me këtë çështje dhe besoj që për të qëndruar mirë sot secili institucion duhet ta kuptojë që në ulëset e secilit institucion janë ulur pas luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka thënë ai.
Edhe
Prekazi ua rikujtoi liderëve çmimin e lartë që u pagua për shtetin
VIDEO: