Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Japonia mbështet Kosovën për kontrollin e ajrit e të mjedisit

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) është duke e mbështetur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) përmes projektit "Projekti për zhvillimin e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës".

Si një nga aktivitetet e projektit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me ndihmën e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) do ta kryejë marrjen e mostrave të grimcave në ajër në Drenas dhe Mitrovicë.

Mostrat e grimcave në Drenas dhe Mitrovicë do të analizohen për përmbajtjen e metaleve të rënda. Ekziston një shqetësim serioz në lidhje me shëndetin publik bazuar në supozimin se ekziston prania e metaleve të rënda në ajër në Drenas dhe Mitrovicë. Më pas, analiza për praninë e metaleve të rënda do të kryhet në Japoni dhe bazuar në këto analiza ekspertët e JICA dhe stafi i MESP-së do të vlerësojnë rëndësinë dhe urgjencën e tyre.

Marrja e mostrave të grimcave është planifikuar për në fund të muajit qershor duke përdorur instrumentet e marrjes së mostrave të grimcave. Dy instrumente do ta bëjnë marrjen e mostrave të grimcave përmes operimit 24 orësh, në mënyrë që të bëhet marrja e një sasie të mjaftueshme të mostrës për analizim. Për secilën komunë do të merren dy deri në katër mostra.

Projekti i Bashkëpunimit Teknik për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për kontrollin e ndotjes së ajrit dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit bazuar në dëshmi teknike.

Rezultatet e pritshme të projektit janë zhvillimi i kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për: 1) elaborimin e inventarit të emisioneve për impiantet e mëdha të djegies (LCP) dhe burime të tjera; 2) zhvillimin e matjeve të emisioneve për LCP dhe burime të tjera; 3) aktivitete të qëndrueshme të monitorimit të cilësisë së ajrit, 4) analiza laboratorike përkatëse për matjen e emisioneve dhe monitorimin e cilësisë së ajrit; 5) zhvillimin e modelimit të simulimit të cilësisë së ajrit; 6) marrjen e vendimeve në bazë të provave teknike për kontrollin e ndotjes së ajrit; 7) zhvillimi i masave të kontrollit të shkarkimeve për LCP-të dhe burime të tjera stacionare; dhe 8) vlerësimi i masave të kontrollit të ndotjes së ajrit.

Edhe Kosova së shpejti me të dhëna për shkallën e ndotjes së ajrit nga automjetet Arbëri Kosova së shpejti me të dhëna për shkallën e ndotjes së ajrit nga automjetet

Projekti ka filluar në muajin tetor 2017 dhe do të zgjasë deri në shtator 2018 me një buxhet prej 45.081.000 JY (përafërsisht 338,580.00 euro).

* JICA është agjencia japoneze e qeverisë përgjegjëse për zbatimin e ndihmës zyrtare për zhvillim (ODA) përmes programeve të bashkëpunimit teknik, kredive të buta dhe ndihmës për grante.