Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe në Obiliq do të vendoset ekrani për kontrollin e cilësisë së ajrit

Foto: Koha / ilustrim

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë JICA nga Japonia; z.Shimizu Masuto, z.Edo Ei dhe z.Kuwahara Fumihiko, si dhe përfaqësues nga MMPH-ja.

Në këtë takim, nga ekspertet e JICA-së u prezantua projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës, me ç’rast u diskutua edhe për vendosjen e ekranit në qendër të Obiliqit i cili do bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.

Kryetari Gashi njoftoi përfaqësuesit ndërkombëtar për projektet që po zhvillohen në Komunën e Obiliqit, për sfidat si Komunë dhe si komunitet në aspektin e ndotjes, papërgjegjësia nga ana e KEK-ut, mosrespektimi i Ligjit për Obiliqin, gjithashtu falënderoi ekspertët e JICA-së për kontributin e tyre në aspektin e mbrojtjes së mjedisit, në të njëjtën kohe mirëpriti projektin e vendosjes së ekranit në qendër të qytetit, i cili do bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.