Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Janjiq: Sot e kuptova se sa serioze është situata, se duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, deklaroi të enjten se tek sot e ka kuptuar sa serioze është situata në raport me Kosovën. Këtë deklarim, Janjiq e dha për mediumin “Danas”, kur zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk u lejua të vizitonte Serbinë “për shkaqe sigurie”.

“Sot e kam kuptuar se sa serioze është situata dhe se duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes. Në këtë konstatim më kanë çuar dy gjëra: vizita e Bislimit dhe deklarata e Vuçiqit”, tha ai.

Sipas Janjiqit, ky veprim i autoriteteve serbe çon mesazh të keq për vetë serbët.

“Si një aparat i shtrenjtë shtetëror nuk mund të garantojë sigurinë e njeriut, që ka ardhur të flasë për perspektiven evropiane të rajonit”, tha ai.

Në një intervistë për KOHËN dhënë të mërkurën, Janjiq u shpreh se më 1 nëntor, kur pritet të mbyllet afati për konvertimin e targave, nuk pret të ketë tensione në veri, siç ka pasur mbrëmjen e 31 korrikut.

Sipas njoftimit të Qeverisë të mërkurën, Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00.

Edhe Janjiq: Me moslejimin e Bislimit në Beograd, Serbia dëshmoi se nuk e do normalizimin e raporteve Arbëri Janjiq: Me moslejimin e Bislimit në Beograd, Serbia dëshmoi se nuk e do normalizimin e raporteve

Bislimi ishte paraparë të mbante ligjëratë sonte, ndërsa ishin paraqitur shumë ambasadorë për të dëgjuar ligjëratën e tij.

Konferenca për Siguri në Beograd është hapur të enjten.