Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin tha se diplomati Christopher Hill ishte i anshëm dhe kundër UÇK-së. Tha se vazhdimisht po tentonte që ta dëmtonte figurën e tij dhe figurën e sekretares Madeleine Albright.
“Christopher Hill ka qenë i anshëm dhe e kisha vënë re këtë. Ai nuk ishte i paanshëm dhe ishte në favor të LDK-së, kundër UÇK-së. Unë isha i paanshëm. Chris Hill në mënyrë shumë të pamatur ka qenë i anshëm. Është përpjekur të më dëmtoj figurën mua dhe të dëmtojë sekretaren Albright duke u thënë se ajo kishte influencuar drejtuesin e delegacionit të UÇK-së në Rambuje dhe në fakt ne e kishim vetëm një objektiv që deshëm ta arrinim atje”, tha ai.
Rubin tha se Christopher Hill ishte personi që i dëmtoi bisedimet atje dhe ishte shkaku që nuk e morën “po” nga UÇK-ja për marrëveshje, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kjo deklaratë e James Rubinit erdhi pasi prokurori James Pace ia lexoi një deklaratë të Hillit, ku ky i fundit kishte thënë se Rubin e udhëzonte Thaçin edhe çfarë kostumi dhe kravate të veshte.
Këto pretendime, ai i quajti “mite” dhe jo të vërteta që kanë dalë nga Hill.
VIDEO:
Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, dëshmon në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit,...-
Rubin: Hill nuk ishte miqësor ndaj Thaçit, e dija që do fliste negativisht për të
-
Hill: Nëse shikohet historiku i Thaçit, s’mund të lëvizte gjërat brenda UÇK-së
-
Hill mohon pretendimin e prokurorit se kishte refuzuar të dëshmonte për mbrojtjen e Thaçit
-
Hilli thotë se kontakti i parë me UÇK-në ishte me Xhavit Halitin në Tiranë
-
Rubin: Gjyqtarët e Speciales ishin të anshëm, dukej sikur tashmë kishin vendosur kundër Thaçit