Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jakurti: Diaspora investon në patundshmëri, t’i kërkohet të investojë në sektorë produktivë

Ekonomisti Edison Jakurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që nëpërmjet një task-force të punojë me diasporën në mënyrë që investimet që i bëjnë në Kosovës t’i bëjnë në sektorë që janë produktivë.

Në një intervistë në emisionin “Interaktiv” në KTV, Jakurti ka thënë se as katër për qind e investimeve të huaja direkte vitin e kaluar nuk kanë në sektorin e prodhimit, e as 2 për qind në sektorin e IT-së, të cilët sipas tij gjenerojnë vende pune.

“Është shumë mirë nëse Qeveria i ka rritur investimet e huaja direkte, por është mirë të tregojë edhe cila ka qenë rruga për rritjen e këtyre investimeve, cilët kanë qenë hapat e Qeverisë. Mendoj se Qeveria ka pasur mundësi ta ketë një qasje edhe më proaktikve për ta krijuar ta zëmë një task-forcë, e cila shkon te diaspora e Kosovës, biznesmenë të ndryshëm dhe kërkon të investojnë në sektorë të cilët janë produktivë”, është shprehur Jakurti.

Sipas tij në sektorin e ndërtimtarisë janë të punësuar vetëm 0.3 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

“Në vitin 2022 e edhe në vitin 2023 kemi një rritje shumë të madhe të investimeve të huaja direkte, por përbërja e tyre nuk ka ndryshuar shumë, ta zëmë në vitin e kaluar janë diku mbi 760 milionë euro investime të huaja direkte, por mbi 60 për qind janë në patundshmëri”, ka theksuar Jakurti.

Edhe Jakurti komenton shtrenjtimet në Kosovë ende pa u rritur në tregjet ndërkombëtare Arbëri Jakurti komenton shtrenjtimet në Kosovë ende pa u rritur në tregjet ndërkombëtare

Ai ka thënë se problem shqetësues për të është inflacioni.

“Vlera reale e 100 eurove në vitin 2019 ka qenë rreth 99 euro, ndërkohë që në janar të këtij vitit vlera e 100 eurove është diku 77 euro, pra kemi rënie të vlerës reale të parasë për mbi 20 për qind dhe në këtë rast kemi një rënie shumë të madhe të fuqisë blerëse”, ka deklaruar Jakurti.